76 VJETORI I VDEKJES SË POETIT QË I QËNDROI KOHËS.

Si sot para 76 vitesh, Shqiperia do te vajtonte poetin e letrave shqipe, poetin i cili shkroi per realizmin, plage te renda te shoqerise te cilat i rezistuan kohes, duke qendruar te gdhendura fuqishem ne historikun e letrave shqipe. Mejgithate, qyteti i lindjes ne 76 vjetorin e vdekjes se poetit te mjerimit, Shkodra nuk kujtohet, te pakten per nje kurore me lule, ne varrin ku prehen eshtrat e kesaj figure, emrin e te cilit mban dhe tempulli i artit dhe i kultures, teatri i Shkodres.Megjithate, Migjeni sot ne Shkoder duket qesharak, duket qesharak ai shkodran që vazhdon ta quajë këtë vend “djepin e kulturës”.Përvjetorët vijnë e shkojnë, Migjeni vazhdon të jetë i pranishëm po aty, prane tempullit te artit te ne Shkoder, Teatrit “Migjeni”.Shtëpia e Migjenit që reshti së qeni shtëpi muze në vitin 1993, aktualisht nuk mban as një pllakë ku të tregohet se aty ka jetuar poeti i madh. Migjeni do të meritonte një permendore në mes të qytetit të cilit i kushtoi disa nga mrekullitë e tij letrare. Harresa që i bëhet prej vitesh kësaj figure, duket e pajustifikueshme.Shkodra i detyrohet mjaft. Por ajo që ndodh vazhdon të jetë e rëndë.Në një guidë të Shkodrës të botuar vite më parë nga bashkia e qytetit dhe e përgatitur nga të huaj, thuhet se Migjeni “ka lindur në fshatin serb të Vrakës” kur dihet që ai vetëm sa ka punuar disa muaj atje, dhe Vraka është pjesë shqiptare.E ai, poeti i mjerimeve të pasosuna të kësaj toke, si dikur, prej vorrit anonim ku prehet, u flet atyne që kanë ma shumë nevojë për zanin e tij gjëmues: plehnave dhe coftinave që na kanë mbulue gjithkah: “Në vendin tonë / kudo valojnë / flamujt e nji melankolije / të trishtueshme / dhe askush s’mund të thotë / se këtu rron / nji popull që ndërton / diçka të re”

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/nI6owTwm7nA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakREZERVATI, “RREZIK VDEKJE” PËR BANORËT
Artikulli tjetër“GRUPI I ZJARRIT” NJË NË PRANGA