Lezhë
Sekuestrohen armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore, janë ushtruar kontrolle Blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan :
– Një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë
– 14.600 Euro
– Një sasi bizhuterishë
Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
U arrestua në flagrancë shtetasi i dyshuar si posedues i tyre, Roan Brahimi, 26 vjeç, banues në Lezhë.
Në ngarkim të tij veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” , “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga nenet 278, 134 dhe 287/b i Kodit Penal.
Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.