Zjarret po “përcëllojnë” Greqinë. Zjarrfikësit në Greqi vijojnë luftën me flakët në të gjitha anët.Më shumë se 1000 fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror, pasi rrezikoheshin nga zjarret.
Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, si dhe ushtria në Greqi po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve që kanë “pushtuar” Atikën lindore, Kaparellën, Lutrakin dhe Dervenohorian.Më shumë se 1000 hektarë pyll u dogjën në Lutraki, qyteti që ishte ndër më të goditurit nga zjarri.
Tre zjarrfikës vullnetarë kanë mbetur të plagosur ditën e djeshme por janë jashtë rrezikut për jetën.
Vala e fortë e të nxehtit që ka goditur Evropën nuk tregon shenja uljeje, ndaj edhe Shërbimi Meteorologjik grek ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve të reja mbetet ende i lartë.
Mbi 46 vatra zjarri raportohen në disa zona, përfshirë ketu qytetin turistik të Loutraki, rajonin qendror të Atikës që përfshin kryeqytetin e Athinës dhe qytetin port pranë Pireut në Kretë.
Mijëra hektarë tokë janë shkrumbuar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve të cilët jetojnë pranë këtyre zonave.Kryebashkiaku ka urdhëruar evakuimin e 1200 familjeve në fshatrat verore të zonës.
Një tjetër zjarr masiv po shpërthen aktualisht në lokalitetin Kouvaras, rreth 50 kilometra në lindje të Athinës.Në ditët në vijim priten valë të tjera të të nxehtit.