Radhë të pafundme dhe mijëra persona që kanë kaluar natën duke fjetur në makinë, kjo është situata në Dover, portin kryesor i britanikëve, që nisen drejt Francës nëpërmjet trageteve.
Për shkak të kontrolleve të shtuara të policisë franceze pas sulmit në Nice, duke se situata është shndërruar në kaos për mijra drejtues automjetesh që kanë pritur për më shumë se 15 orë për të hipur në tragete. Sipas BBC, Londra zytare ka vendosur që të nis personal për të ndihmuar policinë fraceze në kontrollet. Ndërkohë policia dhe disa organizata humanitare kanë ndihmuar me ujë shumë prej udhëtarëve që kanë mbetur të bllokuar në autostradë.