KËRKOJNË PAFAJSI PËR TË DËNUARIT E “MONSTRËS” DHE DORËHEQJEN E MINISTRES .

 

Me mijera shqiptare te Maqedonise protestuan paqesisht te premten ne dreke ne rruget e Shkupit, kunder vendimit të Gjykatës për të dënuar me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë për rastin “Monstra”.
Protesta zgjati perrreth nje ore, dhe një kordon i madh policor dhe autoblinda ishin vendosur përballë qendrës “Mavrovasja”, të cilët nuk lejuan lëvizjen e protestuesve para Gjykatës së Shkupit.
Protestuesit thërrisnin parullat: “Gruevski, e keqja fshihet në mozaik”, “UÇK, jo BDI, UÇK me popullin”, “Monstra, Brodeci, Harun Aliu”.
Ministria e Brendshme shtoi masat e sigurisë në kryeqytet, për të shmangur kontaktin e mundshëm të turmave protestuese, por gjithcka kaloi paqësisht, sepse protesta e paralajmeruar e maqedonasve nuk u mbajt.
Protesta filloi nga qendra tregtare Çairçanja, ndërsa në radhët e parë të protestës kanë qenë edhe kampioni i Europës në boks, Nuri Seferi, deputeti Hysni Shaqiri, kryetari i Strugës, Ziadin Sela dhe publicisti Kim Mehmeti.
Në deklaratën e lexuar nga njëri prej familjarëve të të dënuarve kërkohet t’u jepet fund proceseve të montuara politike. Kërkohet të shpallet pafajësia për të dënuarit në rastin “Monstra”, lirimi i tyre dhe dëmshpërblimi.
Gjithashtu, kërkohet shkarkimi i gjykatëses Geshovska, dorëheqja e ministres Gordana Jankullovska dhe lirimi i të gjithë të ndaluarave gjatë protestave të mëparshme në Shkup dhe në Tetovë .

Artikulli paraprakQENDRAT SHËNDETËSORE, HAPËSIRA TË PAMJAFTUESHME
Artikulli tjetërBRAZIL 2014, MERKEL DO TË MBËSHTESË GJERMANINË