Mijëra banorë po evakuohen në Kaliforninë e veriut, pasi një zjarr është përhapur në disa qyteteve në ultësirat e Sierras.
Zjarri, që filloi të enjten pranë Camp Creek, është favorizuar nga erërat e forta dhe pyje të thata.
Autoritetet thanë se ka raporte të pakonfirmuara për viktima.
“Kemi marrë raporte për disa viktima,”-tha për gazetarët shefi i qarkut Butte Kory Honea. “Por këto raporte nuk janë verifikuar ende.”
Camp Fire ka djegur 20.000 hektarë deri të enjten pasdite, sipas kohës lokale.
Erërat me shpejtësi 80 km/h bënë që zjarri të përhapet me shpejtësi vetëm në disa orë dhe banorët u detyruan të braktisinin makinat e të largoheshin në këmbë për të shpëtuar