Bashkia Shkodër ka filluar aplikimin e mikroçipimit për të gjithë qentë endacakë të qytetit. Ky proçes po implementohet për herë të parë në Shkodër, duke qënë një projekt unik në të gjithë Shqipërinë. Mikroçipi është një pajisje e vogël që vendoset përjetësisht në qafën e kafshës dhe përmban një kod unik. Drejtori i Bujqësisë dhe të Veterinarisë në Bashkinë Shkodër, në një intervistë për mediat ka treguar detaje në lidhje me këtë process.

Bashkia Shkodër fton të gjithë qytetarët të mikroçipojnë falas kafshët e tyre, ose të sjellin ato që janë tashmë të mikroçipuara për regjistrim në sistemin e bashkisë. Bashkë mund të kontribuojmë për një menaxhim më të mirë të kafshëve në qytetin tonë!

Artikulli paraprakSALIANJI NË KONFERENCË: KRIMI IM, DENONCIMI ME EMËR I KUJTDO QË I KA RËNË NË QAFË QYTETARËVE
Artikulli tjetërSPITALI NDAN VIZITAT AMBULATORE NGA SHTRIMET