Derbi i Italisë mes Milanit dhe Interit ka përfunduar me fitoren e zikaltërve në shifrat 2-0. Një ndeshje ku Inter dominoi, Milani e pati të vështirë të bënte diçka më mirë.

Inter kërkon golin e avantazhit që në minutën e 10-të me anë të Martinez që për pak sa nuk dërgon në portë një top të kthyer gabimisht nga mbrojtja tek Donaruma. Është minuta e 18 kur Lukaku ka një tjetër mundësi të mirë por goditja e tij pritet nga portieri i Milanit.

Është radha e D’Ambrosio i cili me portën e boshatisur në mënyrë të çuditshme bën më të vështirën e mundshme duke goditur shtyllën pingule dhe duke lënë sërish rezultatin 0-0. D’Ambrosio tenton edhe një herë me një super refushatë por po aq e bukur është pritja e Donarumës që i mohon sërish golin Interit.

Milan zgjohet në fund të pjesës së parë teksa tenton me disa aksione sulmuese por pa rrezikuar asnjëherë në mënyrë serioze. Pjesa e dytë nis me një gol për Interin. Një goditje dënimi kthehet në gol pasi topi përfundon të Brozoviç dhe goditja e tij drejt portës devijohet nga mbrojtja e Milanit duke tradhëtuar portierin dhe duke përfunduar në rrjetë.

Inter është në avantazh. Pritej një reagim i milanistëve por nuk e kanë forcën e duhur përballë një Interi që luan mirë dhe nuk gabon sidomos në prapavijë. Pas disa tentativave Inter gjen edhe golin e dytë me sulmuesin kryesor Lukaku.

Pas një harkimi brenda zonës, Lukaku godet saktësisht me kokë duke realizuar golin e dytë që vulos fitoren për ekipin e tij. Kjo fitore e rëndësishme në një ndeshje derbi si ajo me Milanin bën që Inter të kryesojë i vetëm me 12 pikë duke lënë pas Juventus me 10 pikë dhe duke tentuar kështu të vijojë me rezultate pozitive rrugën e gjatë drejt titullit kampion.

Inter u rikthye tek fitorja në kampionat pas atij barazimi zhgënjyes në shtëpi me Slavia Pragë në ligën e kampioneve duke mos e nisur aspak mirë paraqitjen në fazën e grupeve.

Artikulli paraprakPESHËNGRITJE, DËSHTOJNË QERIMAJ DHE GODELLI NË BOTËROR
Artikulli tjetërATENTAT NË FUSHË KRUJË, VRITET NJË GRUA, PLAGOSET MARIGLEN HAKA