Donnarumma tregohet i rritur dhe nuk lejon vendimet që do ti marrin të tjerët. Këtë fakt e vërtetojnë dhe mediat në Itali.
Sipas Sky Sports, Gigio Donnarumma nuk do të takohet me Milanin, agjentin e tij Raiola dhe familjen e tij. Gigio në fakt njoftoi vetëm Mino Raiola që dëshiron të rinovojë dhe nuk sheh nevojë për të përsëritur takime. Portieri 18-vjeçar thuhet se ka vendosur i bindur për të rinovuar me klubin ku u rrit.