Derbi i 186 “Madoninës” ishte fantastik për Milanin, për t’u harruar për Interin.

Kuqezinjtë fituan 3-0 ndaj zikaltërve në këtë takim. Alex, Bacca e Niang ishin autorë të golave, ndërsa Icardi më i urryer të Interi në këtë ndeshje, pasi gaboi nga pika e penalltisë, duke pasur mundësinë të barazonte rezultatin. Në fillimin e takimit tifozët kuqezi protestuan ndaj drejtuesve të klubit, pasi sipas tyre janë ata që e kanë katandisur Milanin në këtë gjendje. Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, ku ishte Interi më kërkues. Që në fillim të takimit, Eder, i sapo ardhur nga Sampdoria i pati që të gjitha mundësitë për ta shënuar golin e parë me fanellën zikaltër, por gaboi vetëm pak metra nga porta. Interi po luante mirë, por ishte Milani që gjeti golin e parë me anë të mbrojtësit Alex, i cili e dërgoi topin në rrjetën e Interit pas një krosimi nga e djathta. Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë. Interi u fut në pjesën e dytë me një marrsh më tepër, ndërsa Mancini hodhin në fushën e lojës edhe Icardin, i cili deri në ato momente kishte qëndruar në stol, ndërsa doli Jovetic, që në këtë takim tregoi pak nga vlerat e tij. Ishte minuta e 70 kur Icardi u lirua bukur në zonë, por goditja e tij u prit nga Donnarumma, ndërsa më pas Alex shkaktoi 11-metërsh. Icardi mori përsipër ekzekutimin dhe barazimi ishte më afër se kurrë për Interin, por argjentinasi e dërgoi topin në shtyllën e majtë duke gabuar. Më pas…gjithçka për t’u harruar për Interin. Bacca dyfishon shifrat në minutën e 73-t, pas një krosimi perfekt nga Niang. Katër minuta më pas, një kundërsulm i shpejt i kuqezinjve dhe Niang gjendet i vetëm me Handanovic, i cili pret goditjen e parë, por jo të dytën. Minutat e mbetur rezultati mbeti i pandryshuar, ndërsa tifozët e Milanit i mbyllën me “ole”-n e famshme, të cilën kanë vite pa e përdorur , aq më shumë në një derbi të tillë.  Me këtë tripikësh, Milani ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vendin e 6, ndërsa Interi mbetet në vendin e 4-t, por tashmë është 9 pikë larg nga Napoli i vendit të parë.  

Artikulli paraprakSULMET TERRORISTE NE DAMASK, SHENOHEN 50 VIKTIMA
Artikulli tjetërDEMSHPERBLIMET E PERMBYTJEVE, BASHKIA SHKODER REAGON, INSTITUCIONET TE ZBATOJNE VENDIMIN