Vetëm 20 vjeçar,por një shqiptar ishte shndërruar në një nga shitësit më me rëndësi në Bollate të Milanos.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në një apartament ku iu gjetën 500 gram kokainë dhe një sasi parash prej 15 mijë eurosh. policia sekuestroi edhe 4 telefona celularë të përdorur nga i riu për të shitur lëndën narkotike tek klientët. Agjentët e policisë ishin vënë në lëvizje për të kuptuar se kush qëndronte prapa furnizimit të tregtarëve me pakicë në zonë të lëndëve narkotike. Ata identifikuan shqiptarin, i cili banonte në një apartament në Bollate të Milanos. Pas kontrollit të inspektimit, i riu është shoqëruar në burgun e San Vittore në Milano.

Artikulli paraprakBASHKIA E PIACENZES DOREZON 6 MINORENE NE KONSULLATEN SHQIPTARE
Artikulli tjetërSEKSER TJETER NE UNIVERSITETIN BUJQESOR,300 MIJE LEKE PER DY PROVIME