Milano, “i mori” të dashurën ,shqiptari vret me thikë italianin
Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi për motive xhelozie ka vrarë një 46-vjeçar italian. Mediat italiane shkruajnë se Bujar Mersini ka goditur me thikë ne zemër Gennaro Mercadante në Bresso, provincë e Milanos. Edhe pse dëshmitarët e identifikuan, shqiptari fillimisht ka mohuar se ka kryer një krim të tillë. Hetimet e deritanishme bëjnë me dije se shqiptari para një viti ishte ndarë me të dashurën 31-vjeçare nga Rumania, me të cilën kishte dy vajza, 13 dhe 5 vjeç. Mësohet se 31-vjeçarja e kishte braktisur shqiptarin për Mercadante dhe kjo mendohet të jetë motivi i vrasjes. Mersini pasi identifikoi furgonin e 46 vjecarit, priti që të parkonte dhe më pas iu afrua dhe e goditi me thikë në gjoks. Më pas u largua duke e hedhur thikën në një gardh. 46-vjeçari humbi jetën në spital. Të përditshmet italiane shkruajnë se të dy si Mersini ashtu dhe Mercadante ishin me precedentë penal.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta ku ka humbur jetën 40 vjeçari Gennaro Mercadante, banues në Via Vittorio Veneto në Bresso.Autori i dyshuar i vrasjes është një shqiptar, i quajtur Bujar Mersini, 56-vjeç, i cili ka pranuar krimin.Hetimet e para për ngjarjen, bëjnë me dije se shqiptari kishte pasur marrëdhënie me një rumune 31 vjeçare deri vitin e shkuar, e më pas ajo ishte ndarë për t’u lidhur me 40 vjeçarin.Autori i krimit është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa nuk ka bërë rezistencë kur është arrestuar nga policia, duke pranuar përgjegjësinë.Hetuesit gjetën një thikë kuzhine të fshehut në një gardh rreth 20 cm e mbuluar nga gjaku, e përdorur për të goditur viktimën.Mësohet se 40 vjeçari është goditur disa herë në zemër dhe ka ndërruar jetë në spital. Motivi kryesor është ai i xhelozisë, ndërsa po hetohet për sqarimin e plotë të rastit.