Biznesmeni dhe miliarderi kinez Liu Jingchong, ishte shumë i suksesshëm në punën e tij, në industrinë e tekstilit, por vendosi të braktis gjithë pasurinë dhe tl shkojë të jetojë në një kasolle në male.

Një moment përcaktues në jetën e tij ishte një aksidenti me makinë, ndërsa ajo që vendosi t’ia ndërrojë mendjen ishte një libër, transmeton Telegrafi. “Unë kam fituar shumë të holla, por nuk mund të them se isha i kënaqur me jetën. Gjithçka ndryshoi kur pësova aksident. Makina u shkatërrua. Edhe pse ishte gjithçka në rregull, vendosa që ta kalojë natën në një hotel. E vetmja gjë që kisha mundësi të bëja isha të lexoja një libër për budizmin. Ajo e ka ndryshuar jetën time”, tha Jingchong. Ai vazhdoi të studiojë filozofinë e budizmit, që thotë se gjërat materiale vetëm krijojnë vuajtje. Kështu, kuptoi se duhet të ndryshojë jetën e tij. Miliarderi 38-vjeçar hoqi qafe të gjitha shtatë makinat që posedonte, apartamentet luksoze, shtëpitë, ndërsa bleu një kasolle modeste në male, në krahinën perëndimore të Shaanxi, ku shkruan dhe lexon.

Artikulli paraprakERA NUK ESHTE MOTRA E NORES???
Artikulli tjetërMILIARDERI BEHET I VARFER