Njeriu më i pasur në botë Elon Musk vijon të jetë në qendër të vëmendjes që nga debati i nisur pasi Kreu i Programit të Ushqimit të OKB-tha se 2% e pasurisë së tij mund të zgjidhte përfundimisht problemin me urinë në botë. Së fundmi miliarderi i kompanisë Tesla ka krijuar një anketë në rrjetin social, Twitter, ku ka pyetur ndjekësit e tij, nëse duhet t’i shesë 10 për qind të aksioneve.

Ai ka premtuar se do të veprojë sipas rezultatit, kësisoj rezultatet e votimit mund ta bëjnë atë të heqë dorë nga miliarda dollarë të aksioneve të kompanisë. Shefi ekzekutiv i Teslas ka aksione në vlerë të 200 miliardë dollarëve. Sondazhi mori më shumë se 700,000 përgjigje brenda një ore që kur e postoi, me gati 56% të të anketuarve që miratuan propozimin për shitjen e aksioneve. Aksionet e Musk në Tesla arrijnë në rreth 170.5 milionë aksione që nga 30 qershori dhe shitja e 10% të aksioneve të tij do të arrinte në rreth 21 miliardë dollarë, sipas llogaritjeve të Reuters.

Veprimi i tij është përgjigje ndaj taksave për miliarderë, që janë propozuar nga demokratët amerikanë. Sipas këtij plani, Musk, i cili është një prej njerëzve më të pasur në botë, mund të përballet me taksa të larta. Musk është një nga njerëzit më të pasur në botë dhe pronar i disa kompanive , duke përfshirë SpaceX dhe Neuralink. Ai ka kritikuar më parë taksën e miliarderëve në Twitter.

“Vini re, unë nuk marr rrogë në para ose bonus nga askund. Unë kam vetëm aksione, kështu që e vetmja mënyrë që unë të paguaj taksat personalisht është të shes aksione“, tha Muskmë herët në Twitter. Anëtarët e bordit të Tesla, përfshirë nënën e Elon Musk, Kimbal, kanë shitur së fundmi aksionet e prodhuesit të makinave elektrike. Kimbal Musk shiti 88,500 aksione të Tesla-s, ndërsa anëtarja e bordit, Ira Ehrenpreis, shiti aksione me vlerë më shumë se 200 milionë dollarë.

Artikulli paraprakARDIT ÇUNI KRITIKA TË SHUMTA BIG BROTHER: JAM TRAJTUAR NDRYSHE NGA TË TJERËT
Artikulli tjetërNE RRJET QARKULLON DEKLARATA E BASHES/ REAGON JOZEFINA TOPALLI: E KA SHKRUAR RAMA