Miliarderi Gordon Ramsy ka deklaruar se ai nuk do t’ia lërë pasurinë e tij të madhe fëmijëve të tij sepse ka frikë se një gjë e tillë do ti shkatërrojë ato.

Kuzhinieri i famshëm, i cili mendohet se ka një pasuri me vlerë afërsisht 140 milionë dollarë, ka thënë se fëmijët e tij duhet të ndërtojnë vetë rrugën e tyre në jetë. Ai ka shtuar se fëmijët e tij nuk ulen me të dhe gruan e tij në klasin e parë kur shkojnë me pushime familjare, pasi ato nuk kanë punuar akoma mjaftueshëm shumë për ta merituar. “Unë kurrë nuk kam qenë i etur për para. Ky nuk është objektivi i parësor dhe këtë ia kam reflektuar edhe fëmijëve të mi me mënyrën sesi ato janë rritur,”-ka thënë ai.

“E vetmja gjë për të cilën unë dhe gruaja ime, Tana, kemi rënë dakort është që ato të marrin vetëm 25%” Gordon ka katër fëmijë me gruan e tij Tana: Matilda, 15. Jack dhe Holly, 17, dhe Megan 18 vjeç dhe i bashkohet një numri baballarësh shumë të pasur përfshirë Bill Gates dhe Simon Crowell që kanë zgjedhur të mos ia lënë pasurinë pasardhësve të tyre.

Artikulli paraprakTRUMP FIRMOS: MALI I ZI NË NATO
Artikulli tjetërFLORIDA SHPALL GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME