Miliona euro vjedhjeve, shkatërrohet banda, 1 shqiptar i arrestuar.

Një bandë e përbërë nga rumunë, egjiptianë dhe 1 shqiptar, e specializuar në vjedhjen e autobetoniereve, është shkatërruar nga karabinierët e Latisana-s në Itali. Shtatë anëtarë të bandës janë arrestuar, mes tyre një shqiptar: Shkëlqim Kajo, 37 vjeç, raportojnë sot mediat lokale. Efektivët kanë arritur të rikuperojnë 8 autobetoniere me vlerë rreth 2 milionë euro. Operacioni i koduar “Actros”, si emri i markave të autobetoniereve që vidhnin shqiptarët, nisi pas vjedhjes së tre mjeteve të tilla më 27 Korrik 2016, në një strukturë në Ronchis (Udine). Sipas hetuesve, mjetet e vjedhura do të dërgoheshin ën Egjipt. Pas vjedhjes, mjetet fshiheshin në një strukturë të marrë me qira nga anëtarë të grupit. Autobetonieret ç’montoheshin e me synimin për tu dërguar në Egjipt, nëpërmjet detit, duke u fshehur në kontenierë. Përveç kësaj vjedhje, për karabinierët italianë, banda është përgjegjëse edhe për vjedhjen e disa betorierevë të tjera: Djë në Scorzè (Venezia) Një në Susegana (Treviso) që u gjetën të treja në një strukturë në Bologna. Dy në Montespertoli (Firenze) që u gjetën në një strukturë në Fiumicino (Roma). Bandës i atribuohen edhe 3 tentativa vjedhje në Lombardi dhe Emilia Romagna.

Artikulli paraprakPARA TË PADEKLARUARA, FALSIFIKIME DHE VJEDHJE, 10 TË PROCEDUAR NË RINAS
Artikulli tjetërHETIM FONDEVE TË SHPENZUARA PËR FUSHATË, DHE ABUZIMET