Pavarësisht deklaratave të njëpasnjëshme nga Inspektoriati i Menaxhimit të Pyjeve dhe Mjedisit në Shkodër se do të merren masa për depozitimin e mbetjeve urbane dhe djegien e tyre ne zonën e Bypassit, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Edhe institucioni i Bashkisë Shkodër nuk ka arritur të ndalojë djegien e vazhdueshme të mbetjeve. Mbi 700 milionë lekë të investuara deri tashmë në Bypass, mesa duket nuk ja kanë vlejtur. Kjo për faktin se e gjithë zona është kthyer në burim ndotjeje. Situata shfaqet e njëjtë përgjatë gjithë rrugës së improvizuar në bypass, ndërsa gjenjda problematike e mbetjeve ka mbërritur deri në afërsi të Urës së Bunës. Kjo zonë së fundmi është kthyer në një destinacion kryesor për qytetarët, të cilët zgjedhin të kalojnë disa orë në ajër të pastër. Megjithatë, mbetjet e shumta shoqërojnë udhëtimin e secilit qytetar, situatë për të cilën atë thonë se është burim sëmundjesh.

Të tjerë nga ana tjetër thonë se duhet më tepër angazhim qytetar për menaxhimin e situatës. Pavarësisht kësaj, situata ka mbetur vetëm në kuadrin e deklaratave institucionale. Edhe pse një projekt shumë i diskutuar, për shkak se shumë ekspertë e kanë quajtur investimin në Bypass të gabuar, menaxhimi i kësaj zone lë shumë vend për diskutime. Me rritjen e temperaturave, kjo zonë jo vetëm që është kthyer në një pikë problematike për ndotjen e ajrit, por nga ana tjetër po ndikon në dëmtimin e bimëve dhe gjallesave.

Artikulli paraprakVRASJA E A.CUKU, SHULLANI: FAMILJA DAKA E PAFAJSHME
Artikulli tjetërBUSHATI: QEVERIA E KA HARRUAR SHËRBIMIN ZJARRËFIKËS