Kur dëgjojmë pagat e futbollistëve si Cristiano Ronaldo, Messi, Bale apo shumë yjeve të tjerë, të gjithëve na bëjnë shumë përshtypje, pasi aq sa ato marrin për një muaj, ne nuk mund t’i marrim në 3 vite, ose më shumë. Por edhe futbollistët kosovarë që luajnë me skuadra të mëdha në Europë nuk mbeten pas.

Granit Xhaka

Futbollisti shqiptar përfiton një shumë prej 100 mijë paundësh në javë që shkon në 5.2 mln paund në vit. Mesfushori ka firmosur një kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2024.

Pas tij vjen Xherdan Shaqiri, i cili është aktivizuar më parë edhe me ekipe si Liverpul, Bajerni apo Interi, por tani te Lioni paguhet me një shumë prej 3.38 mln paundësh në vit. Kontrata i mbaron në qershor 2024.

Më poshtë vijojmë me Vedat Muriqin e Lacios që përfiton 2.7 mln paund në vit përkundrejt 2.49 të mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani.

Ndërsa sulmuesi që luan në Premier Ligë te Noruiçi merr 34 mijë paund në javë, teksa 1.76 mln paund si rrogë vjetore.

Artikulli paraprakBILANCI I COVID NË VEND/ ASNJË HUMBJE JETE DHE 1,781 TË INFEKTUAR NË 24 ORË
Artikulli tjetërPRESIDENTI META VLERËSON ME TITULLIN ‘MJESHTËR I MADH’ REGJISORIN VASJAR LAMI