Të paktën 30 civilë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të dielën, pasi Shteti Islamik nisi një sulm në qytetin sirian të al-Bab për të parandaluar njerëzit të arratisen, tha ushtria turke në një deklaratë të hënën.

Rebelët sirianë të mbështetur nga trupat turke kanë rrethuar qytetin e mbajtur nga militantë të Shtetit Islamik prej disa javësh në kuadër të operacionit “Eufratit Shield”, i nisur nga Turqia gati katër muaj më parë për të larguar ekstremistët sunitë dhe luftëtarët kurdë nga kufiri i saj me Sirinë.

Artikulli paraprakFILIPINE, TAJFUNI NOCK-TEN I DREJTOHET KRYEQYTETIT
Artikulli tjetërRAPORTI I BANKËS BOTËRORE – SHQIPËRISË I DUHET NJË DEKADË TË KAPËRCEJË VARFËRINË