Shtatëmbëdhjetë anëtarë të forcave të sigurisë në Mali të Afrikës qendrore janë vrarë të dielën nga militantë të dyshuar islamikë, njoftuan zyrtarët.
Sulmi ndodhi në kampin ushtarak të Sokolo në rajonin qendror Segou.
Një zyrtar i kampit tha për mediat se sulmuesit erdhën në motoçokleta dhe të gjithë të vrarët ishin anëtarë të xhandarmërisë ose të policisë paraushtarake.
Militantë të lidhur me grupe si ISIS apo Al Kaeda kanë kryer shpesh sulme në Mali dhe rajonet rreth tij.Vitin e kaluar 24 ushtarë u vranë nga militantët në lindje të Mali dhe disa javë më vonë 54 ushtarë të tjerë vdiqën në një tjetër sulm.
Në incidentin e fundit incident, dëshmitarët thanë se militantët vodhën pajisje ushtarake dhe skena përshkruhej si “kaos total”.
Mali është goditur nga dhuna që prej vitit 2012 kur islamistët e grupeve Tuareg nisën një rebelim separatist në veri dhe morënh kontrollin e disa qyteteve.
Ushtria vendase është përpjekur të marrë kontrollin e territoreve me ndihmën e ushtrisë së Francës, e cila ka dërguar 4,500 trupa në rajon. OKB ka dislokuar 13,000 trupa paqeruajtëse në Mali.Dhuna është përhapur dhe në vendet fqinje Burkina Faso e Niger.