Nga një takim koordinues ndërinstitucional mbi ndalimin e peshkimit të paligjshëm në liqenin e Shkodrës prefekti I qarkut Çesk Millja u shpreh se gjuetia e paligjshme dhe keqmenaxhimi që I bëhet resurseve të peshkimit po shkaktojnë vetëm dëme ekonomike. Takimi u mbajt ditën e sotme pranë organiztaës së menaxhim-peshkimimi në shkodër .
I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvëndës ministri I bujqësisë Roland Kristo sipas të cilit rregulli I peshkimit në ligjen mund të menagjohet vetëm përmes tasakforcës.
Krenar Muça, drejtori rajonal I kufirit dhe emigracionit në qarkun Shkodër kërkon që të zhvillohen më shumë kontrolle në pikat kufitare sepse sipas tij tregtarë të ndryshëm po abuzojnë me peshkun e pakontrolluar që vjen nga Mali I Zi.
Arjan Çinari menaxher I Organziatës së Menaxhimit të Peshkimit në Shkodër bën të ditur se plani I menaxhimit është ndjekur nga Ministria e Bujqësisë ndërkohë tregon se ka vend akoma për përmirësime.
Nënkryetari I Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj gjatë takimit ftoi institucionet të mendojnë për mënyra alternative për të zhvilluar peshkimin edhe në basene ujore të tjera e jo vetëm të shfrytëzohet liqeni I Shkodrës.
Ky takim u zhvillua 6 muaj pas kontrollit të fundit që institucioni I Prefektit bëri për gjuetinë e paligjshme dhe menaxhimin e peshkimit në liqenin e Shkodrës.