EDHE PAS DY MUAJSH ASKUSH NUK KUJTOHET PËR RIKONSTRUKSIONIN E URËS SË DËMTUAR. Banorët e 4 fshatrave në Malësinë e Kurbinit, duhet të presin që të bien prurjet në Lumin e fshatit Skuraj

për të lëvizur drejt qendrës së Komunës së Milotit, në mungesë të urës. Kalimi nga njëri kah i përroit në tjetrin është një rrezik më vete që ju kanoset çdo natë banorëve të kësaj zone, të cilët pavarësisht se 3 muaj më parë vdiq një i ri, vahzdojnë të kalojnë cdo natë mes ujit. Kreu i Komunës Milot sqaron se njësia vendore që ai drejton nuk ka fonde për të perballuar ndërhyrjen për ndërtimin e urës. Banorët e 4 fshatrat të Malësisë së Kurbinit vijojnë të perballen me këtë problem që prej muajit nëntor, kohë kur edhe u shemb ura në këtë zonë, ndërsa momentalisht levizja kryhet duke përshkuar mes për mes ujin në këmbë ose me mjete të tonazhit të rëndë.

Artikulli paraprakKOSOVA E PAVARUR, AUTORITETET UROJNË PAVARËSINË
Artikulli tjetërVENDBANIMI I KOMANIT, PROPOZOHET LËVIZJA E SHTYLLAVE