Sigurimi i ujit të pijshem është kthyer në sfidë për banoret e Milotit në Kurbin. Prej gati 10 ditesh ne çezmat e qytetareve nuk rrjedh asnjë pike uje, duke u kthyer në shqetesim mjaft të madh për ta.

Në këto kushte familjar dhe biznese detyrohen të blejnë ujin e pijshem, apo ta mbushin në burime disa km larg Milotit. Banoret thonë se kjo situatë përsëritet shpesh herë, pasi burimi që furnizon qytetin është amortizuar dhe thahet. Banoret e Milotit kërkojnë zgjidhje, pasi mungesa e ujit ju ka veshtiresuar jetesen.

Janë mbi 10 mije banore të Milotit të cilët po vuajne mungesen e ujit të pijshem, ndërsa Bashkia e Kurbinit bën me dije se kjo situate ka ardhur nga mungesa e prurjeve në burimin e ujit që furnizon qytetin.Si zgjidhje e këtij problemi shihet ndertimi i depos dhe ujësjellësit të ri, investim i cili nuk dihet se kur mund të nisë.

 

Artikulli paraprakFSHATI MYSLIMAN FESTON “SHËN MËHILLIN”
Artikulli tjetërPRITET VKM PËR GJETJEN E TË ZHDUKURVE