Mëngjesin e sotëm Vllaznia është nisur drejt Rumanisë për ndeshjen e kthimit me Universitatea Craiova për Conference League. Para nisjes, drejtori teknik i kuqebluve Auron Miloti ka dhënë një intervistë, ku dallohen nota optimizmi për një rezultat pozitiv, pse jo edhe kualifikim, qoftë edhe përmes 11- metërshave.

Me 21 korrrik në Shkodër, Vllaznia u ndal në një barazim 1- 1, ku pjesa e parë e kuqebluve linte mjaft për të dëshiruar. Pavarësisht se në letër Craiova është e favorizuar, futbolli njeh edhe përmbysje. Kjo është ajo që shpresohet jo vetëm nga futbollistët e stafi i Vllaznisë por edhe mijëra tifozë që mbase presin të mbushin sërish “Loro Boriçin” si në ndeshjen e parë me Universitatean.

 

Artikulli paraprakFSHIHET VIJËZIMI I RRUGËVE I BËRË DY HERË BRENDA MUAJIT
Artikulli tjetërNJË ASTEROID DO TË KALOJË SHUMË AFËR TOKËS TË SHTUNËN