Deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi duket se nuk është e bindur me vendimin e kongresit të 19 marsit për referendumin mbi mandatin e kreut të PS.
Hafizi i ka dërguar këtë të premte një kërkesë Komisionit të Garancive Statutore në PS, për interpretim të neneve 45 dhe 72 të projekt statutit të miratuar në Kongresin e PS. Sipas saj, nisma për referendum duhej të vendosej në Asamble dhe jo të merrej thjesht nga Edi Rama. Po ashtu Hafizi thotë në kërkesën e saj se ndryshimet në statut duhej të ishin votuar nen për nen në Kongres, ndërsa pyetja duhej të ishte vendosur po ashtu nga Kongresi. Objekti: 1) Interpretimin si të nenit 45 të Statutit të PS miratuar me 05.11.2011, ashtu edhe të nenit 72 të Projekt Statutit të PS, miratuar në parim prej Kongresit të PS mbajtur më datë 19.03.2016, në lidhje me subjektet iniciuese dhe procedurën që duhet ndjekur për shqyrtimit e një iniciative që provokon vendimarrjen e Kongresit mbi zhvillimin e një referendumi në PS. 2) Shqyrtimin e inicimit, formës, rregullshmërisë e ligjshmërisë së procedurës dhe akteve që i paraprinë vendimit të Kongresit të PS për zhvillimin referendumit të datës 09.04.2016. 3) Deklarimin si absolutisht të pavlefshëm të çdo vendimi që në formë dhe në përmbajtje nuk përputhet me vendimin që miratoi Kongresit i PS, për zhvillimin e referendumit të datës 09.04.2016. 4) Konstratimin si absolutisht të pavleshëm të Vendimit të zbardhur Nr…, datë 19.03.016, të Kongresit të PS datë 19.03.2016, nënshkruar nga Z. Gramoz Ruçi, për zhvillimin e referendumit të datës 09.04.2016, si një vendim që në formë dhe në përmbajtje nuk përputhet me vendimin që miratoi Kongresi në këtë datë, për zhvillimin e këtij referendumi. Baza Ligjore: Neni 32 i Statutit të PS, miratuar më 05.11.2011, neni 48 i Projekt Statutit të PS, miratuar në parim prej Kongresit të PS mbajtur më datë 19.03.2016.