Deputetja e PS ne qarkun e Shkodres Mimoza Hafizi ,gjate seances parlamentare te se ejtes ka bere kritika mbi mbi situatën në arsimin e lartë.

Deputetja e PS ka hedhur akuza të forta sot në parlament mbi situatën në arsimin e lartë. Deputetja ka kritikuar edhe situatën për akreditimin e universiteteve dhe vlerësimin e punës shkencore. Sipas deputetes nuk ka asnjë përgjigje sesi financohen universitetet. “Maturanti na bën që edhe njëhërë ta kthejmë kokën nga shkolla. Unë po insistoj të flas për buxhetin e arsimit të lartë, askush nuk e priste që ky buxhet të sillte të mira. A kemi akredidimin dhe vlerësimin e punës shkencore të universiteteve? Jo. Ishte premtuar se kjo di të përfundonte në vitin e parë qeverisës. Nuk ka asnjë përgjigjie si financohen universitet. Ciolat janë dëgët me prioritet? S’ka asnje përgjigjie. Studentët e pedagogjisë që janë prioritet mbi prioritetet nuk kanë asnjë trajtim financiar. E fillojmë këtë vit akademik njëlloj si një vit, 2 apo 3 më parë. Nuk kemi as model të ri financimi as institucionet e domosdoshme të mënaxhimit. I bëj këto pyetje jo se pres përgjigje pozitive por sepse duhet të dihen. Sipas ligjit duhet të ketë cdo vit një kontroll për të gjitha universitetet dhe në 2 vitet e para janë bërë vetëm një e treta e kontrolleve”, deklaroi Hafizi.

Artikulli paraprakRAMA -TOPALLI REPLIKA PER MATURANTET NE SEANCEN PARLAMENTARE
Artikulli tjetërDEBATE NE PARLAMENT PER AKTIN NORMATIV TE NDRYSHIMIT TE BUXHETIT