Deputetja socialiste Mimoza Hafizi paraqiti sot një listë me firmat 10 e deputetëve të majtë e të djathtë që mbështesin një nismë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës.

Deputetët kërkojnë zgjedhjen e presidentit nga populli.Ndryshimi i dytë ka të bëjë me dhënien e së drejtës popullit për të ndryshuar Kushtetutën, aktualisht ndryshimi bëhet vetëm nëse janë 94 vota në Kuvend. Në relacion thuhet se, sot diskutohet fort për reformën në drejtësi, por populli shiptar e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë proces. Ky amendament është përgatitur nga deputetët Arta Dade, Mimoza Hafizi, Ben Blushi dhe është mbështetur nga deputetet Agron Duka, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vangjel Dule.

Artikulli paraprakKUPA E AMERIKËS TRIUMFON KILI PËRBALLË ARGJENTINËS
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA NË SHBA, TAKOHET ME DREJTUES TË LARTË