Deputetja socialiste e Shkodrës, Mimoza Hafizi në Kongresin e PS foli në emër të socialistëve të Shkodrës. Duke folur për armiq në parti, ajo tha se PS e Shkodrës, armikun e ka pasur brenda vetes.
Hafizi: Dëshiroj që sot të flas me zërin e socialistëve shkodran, Histotria 25 vjetar e PS Shkodër ka vuajtur tallazet më të mëdha në jetën politike të viteve të demokracisë. E gjetur përballë një luftë nga të djathtët me vota qëhistorikisht janë blerë a janë blerë, e gjendur bnë kushtet e zhvendosjes së madhe të popullisë që kanë krijuar edhe rryma fërkimi brenda partisë, gjithësesi mendoj se armikun më të madh kjo parti PS e Shkodrës, e ka patur brenda vetes. Drejtimi nga qendra në Tiranë nuk ka arritru ta ndjejë kontekstin shkodran.
Vetëm në këtë 10-vjeçarin e fundit kjo parti, partia e Shkodrës ka patur një radhë kryetarësh të komanduar dhe më pas të shkarkuar njëri pas tjetrit. Komandimet janë bërë pa asnjë komnikim me bazën, pa asnjë komunikim me përfaqësuesit më të lartë.
Për vite të tëra në 10-vjecarin e fundit partia e Shkodrës u la në dorë aventurierësh që sot janë në dyert e drejtësisë. Aventurierësh pa asnjë lidhje me PS por vetëm me inspeirim për psuhtet ekonomik dhe politik.