Peripecitë në 4 vite me radhë në jetën e saj politike por edhe sociale e kanë çuar në botimin e një libri me poezi.
“Vrap i Çmendur” është vepra më e fundit që shkrimtarja Mimoza Rexhvelaj promovoi në bibliotekën “Marin Barleti”. Shkrimtari Skender Temali vlerëson autoren ndërsa thotë se tashmë është një zë i përveçëm në letërsinë shqipe. Vetë autorja e librit “Vrap i Çmendur” tregon se burimi i poezive të saj ka nisur që me heqjen nga puna dhe një kalvar mundimesh në 4 vite jo vetëm për të por edhe për shoqërinë në përgjithësi.
Mimoza Rexhvelaj ka lindur në Fier dhe është rritur në Malësinë e Madhe ndërsa është autore edhe e tre librave të tjerë dhe një studimi letrat. Ka marrë shumë çmime të ndryshme ndërsa prej 25 vitesh është pjesë e partisë demokratike dhe tashmë e propozuar në Malësinë e Madhe si një ndër 15 emrat e kandidatëve për deputet për PD-në.