Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi këtë të shtunë se 46 persona u vranë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës në 24 orët e mëparshme.

Numri i ri i të vdekurve që nga 7 tetori 2023, kur filloi lufta mes lëvizjes islamike palestineze dhe Izraelit, është 35.903, thuhet në njoftim.

Në më shumë se shtatë muaj gjatë asaj lufte, gjithsej 80,420 njerëz u plagosën në Rripin e Gazës, shkruajnë mediat e huaja.

Artikulli paraprakKAMERAT E SIGURISË ME INTELIGJENCË TË LARTË ARTIFICIALE, NIS VENDOSJA E TYRE NË PRISHTINË
Artikulli tjetërNGA RIVIERA FRANCEZE TE AJO SHQIPTARE, MEDIA BRITANIKE RENDIT DESTINACIONET MË TË BUKURA TURISTIKE