“Mi kanë lënë në oborr të shtëpisë dhe nuk janë të miat”.Kështu është shprehur Qemal Ajazi i cili u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se prodhon mina me telekomanda dhe siguronte monicion luftarak për grupet kriminale.66-vjeçari nga Dibra u njoh me masen e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe pavarësisht pretendimeve ai u la në burg pa afat dhe çështja ndaj tij i kaloj për kopetencen Prokurorisë së Dibrës, pasi përsoni i vënë nën akuzë është nga Lura dhe sendet e kundraligjshme ju gjeten pikërisht në oborrin e baneses së tij në këtë zone.Qemal Ajazi u arrestua me 2 qershor, në kuader të operacionit “AMONEKS”, i cili u finalizua nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Dibres, pas një hetimi disa javor nën drejtimin e prokurorisë.

Në momentin e arrestimit të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, municion luftarak, mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë eksplozive etj.Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas prodhonte mina me telekomandë, siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale. Ndërkohë po vijojnë veprimet e thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK STOPON NDËRTIMIN NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërRAPORTI VJETOR I PROKURORISË SË PËRGJITHSHME: NUMRI I TË PANDEHURVE PËR KORRUPSION U RRIT ME 114%