Dy përsonat e arrestuar me mina me telekomande në Lezhë dhe Rrëshen do të qëndrojnë në burg pa afat.Marjan Gjoka 28-vjeç banues në Qafë Unazë të Rubikut dhe Ilir Gjoka 45-vjeç banues në Lezhë, u njohen me masat e sigurisë në Gjykaten e Lezhës.Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetres, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesen e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshem arrestimin e dy përsonave dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka.Sipas burimeve dy përsonat e vënë nën akuzë nuk kanë folur asnjë fjalë rreth veprimtarisë së tyre dhe destanacionin e lëndëve shpërthyese, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e përsonave të tjere të përfshire.28-vjeçari Marjan Gjoka rezident në Mal të Zi u prangos në flagrance teksa po ecte në këmbë në qytetin e Rrëshenit dhe gjatë kontrollit të çantës që mbante në shpinë ju gjeten 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4”.Ndërsa një ditë u prangos në qytetin e Lezhës Ilir Gjoka, ku gjatë kontrollit në trup ju gjeten 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.Nga veprimet e deritanishne hetimore, rezulton se këta përsona furnizonin grupet kriminale me lëndë plasese me telekomande.

Artikulli paraprakPEZULLIMI I 11 PUNONJËSVE TË KADASTRËS SË LEZHËS
Artikulli tjetërATLETËT E VLLAZNISË E NISIN MBARË 2024