Pezullimi i aktivitetit të kompanisë “Beralb” për afro 1 vit, nxori në protesta punonjësit e konçensionarit turk të nxjerrjes dhe përpunimit të bakrit.Në krye të kësaj proteste të zhvilluar në qytetin e Fushë Arrëzit ishin edhe drejtuesit e BSPSH-së së Shqipërisë.

Kreu i saj, Gëzim Kalaja, kërkoi rikthimin në punë të saj, pasi po lihen në mes të katër rrugëve mbi 250 punonjës.Minatorët e Munellës të cilët për 2 orë bllokuan rrugët e Fushë Arrëzit, lëshuan alarmin se nëse miniera rri pa punë për 1 vit, atëherë ajo rrezikon shëmbjen. Brenda 10 ditësh nëse nuk gjendet zgjidhje ata kërcënojnë me grevë urie.

Artikulli paraprakTATIMET, NJË ABUZIM SKANDALOZ ME GJOBAT NDAJ SUBJEKTEVE
Artikulli tjetër7.2 MILION EURO NË VIT PËR NDIHMËN EKONOMIKE