Policia e Tiranës nuk lejon zhvillimin e protestës së minatorëve përpara Kryeministrisë. Në përgjigjen kthyer Sindikatës së Punonjëvse të Industrisë së Shqipërisë, Policia e Tiranës argumenton se organizatorët duhet të kishin kërkuar leje tre ditë më parë.

Shkresa e policisë së Tiranës drejtuar Sindikatës së minatorëve

Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001.

Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmës “ç”, pika 2, neni 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001.

Gjithashtu zhvillimi i tubimit në bulevardin kryesor të kryeqytetit shoqërohet me ndërprerje dhe devijime të mëdha të trafikut rrugor dhe cenon e ndërpret veprimtaritë e agjencive ligjzbatuese, të institucioneve publike dhe jo publike për përmbushjen e detyrimeve ligjorë.

Pengimi i qarkullimt të mjeteve të transportit (pa marrë lejen përkatëse në bashki) përbën shkelje të nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

(Përgjigjja e policisë për protestën e minatorëve)

Minatorët në pension kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste përpara Kryeministrisë, për të kërkuar miratimin sa më parë të statusit për minatorët. Ata i bëjnë thirrje të gjithë minatorëve të bashkohen në këtë kauzë.

Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë rreth 6 mijë minatorë të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mije lekë, ndërkohë që vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale.

Artikulli paraprakI VIHET ZJARRI ME GOMA E LETRA KISHËS KATOLIKE, NGJARJA E QËLLIMSHME
Artikulli tjetërA DUHET TË PINI TETË GOTA UJË NË DITË? ZBULONI DISA TË VËRTETA TË RËNDËSISHME