Gjashtë të burgosur shqiptarë në burgun e Marasit janë përfshirë në një revoltë. Një prej tyre është Arjan Quku, i dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e Roberto Siri.
Denoncimi është bërë nga Sindikata e policisë Sappi. “Çdo ditë ka një revoltë. Pak ditë më parë, një i ri rumun, i paraburgosur i vuri zjarrin një dysheku dhe më pas një i burgosur maroken, gjatë natës gëlltiti disa bateri.
Por incidenti më i rëndë është ai ku janë përfshirë gjashtë të burgosur shqiptarë, të cilët siç raportohet nga Sappe, kanë hedhur bombola gazi kundër stafit, madje duke përdorur këmbët prej druri të tavolinave të qelive të tyre, kanë kërcënuar policët e burgjeve.
“Është e padiskutueshme , e gjitha kjo nuk është normale. Ka ardhur koha për t’i thënë mjaft dërgimit të të burgosurve problematikë në Marassi.
Ne gjithashtu i kemi shkruar Prefektit të Genovës dhe Këshilltarit të Sigurisë të rajonit Liguria, Dr.ssa, Viale, në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë gjithashtu në menaxhimin problematik të Marasit “.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Sappe, Donato Capece shprehu interesin e tij, shkruan La Stampa.
Policët e burgut do të protestojnë të hënën duke denoncuar shqetësimin dhe do të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të rivendosur dhe garantuar sigurinë e tyre.
” Është e nevojshme të fillojmë të mendojmë për ndërtimin e burgut të ri të Savonës, i cili është thelbësor për të gjithë Ligurinë”, thotë Sappe.
Gjithashtu një një strukturë kompetente në rajonin e Ligurisë është e nevojshme për kujdesin dhe hospitalizimin e të burgosurve me probleme psikiatrike.
Sot, këta të burgosur mbeten ende në qelitë e zakonshme. Askush nuk është i interesuar në këtë aspekt