Liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur një konferencë për mediat për sa i përket lëvizjes së lirë mes këtyre tre vendeve apo siç është quajtur ndryshe nga kryeministri Rama ‘Mini Shengen’.

Në fjalën e tij kryeministri Rama ndër të tjera ka deklaruar se ky projekt për të krijuar një Shengen brenda Ballkanit duhet të merret përsipër që të realizohet brenda vitit 2021. Sipas Ramës brenda këtij viti levizjet e lira mes këtyre vendeve të Ballkanit Perendimor nuk duhet të shihet më si një aspiratë por duhet të bëhet realitet.

Rama ka deklaruar se e shkuara e vendeve nuk duhet të mbajë peng integrimin dhe hapat para që duhet të ndërmerren. Po ashtu Rama është shprehur se nuk është e thënë që ‘shengen’ brenda Balkanit të bëhet vetëm për këto tre vende, por janë të mirëpritur cilido shtet në Ballkan.

Ky takim në Novi Sad mes presidentit të serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ishte paralajmëruar disa ditë më parë ku tre liderët u takuan në SHBA.

“Një plani të përbashkët. Nuk do të presim do të shkojmë përpara. Do të bëjmë gjithçka që na takon që kjo të ndodhe por te gjithë së bashku. Për të gjitha vendet e rajonit. Familja e madhe ka problemet e vete atë brendshme por ne nuk mund të jemi peng i të shkuarës dhe mos dakortsive të qarta në dëm të fëmijëve që po rriten në këtë rajon. Ku i gjithë rajoni si i tërë të japë një shenjë të qartë se nuk është një zonë e kategorisë së dytë dhe nuk është fidanishte për të bërë eksperimente në pritje që familja europiane të jetë gati të na përfaqësojë,

Është në saj të së ardhmes europiane. Duke parë të tashme si një formë që punon intensivisht. Jam dakord të takohemi në Ohër të ftohen të gjithë të tjerët. Por ama një situate e njohur këtu dhe atje të na mbajë peng. Të shkojmë përpara. E rëndësishme është që të garantojmë atë që kemi marrë përsipër brenda 2021 territori i Ballkanit Perëndimor ku liritë të mos jetë aspiratë por realitet lirija e lëvizjes të jetë e vërtetë. Mund të kenë ‘copt right’ e Shenget po ne do i gjejmë një emër tjetër.

Garancia do të jetë sigurimi i perimetrit jashtë,m Nuk ka asnjë veto për askënd dhe asgjë. Është moment historik. Erdhëm në këtë ditë dhe duhet ta bëjmë realitet nuk duhet të mbesim peng e 26 milion orëve që na duhet të kalojmë nag nj kufi në tjetrin. Nuk kanë pse ti paguajnë këtë populli.” ka deklaruar Rama.

Artikulli paraprakRRËFIM – 10.10.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, LËVIZ ALBANIA TAKIM ME SHOQËRINË CIVILE