KUQEBLUTË MUNDEN 3-1, KËRKOJNË MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SEZONIN E RI. Ekipi i Vllaznisë në minifutboll ka humbur në përballjen më të rëndësishme të kampionatit ndaj Flamurtarit në play-off. Kuqeblutë janë mundur me rezltatin 3-1, në takimin e zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Shkodranët të drejtuar nga Ardit Behari kanë shkuar me pretendime për të kaluar në finale, por nuk ia kanë arritur dot qëllimit.

Ekipi vlonjat ka siguruar një fitore të rëndësishme duke shënuar tre gola kundrejt një të Vllaznisë. Pas takimit, trajneri Behari ka folur për takimin, por ka theksuar mungesën e anës financiare. Vllaznia bëri një paraqitje të mirë në fazën e dytë të kampionatit duke siguruar dhe zonën play-off. Për sezonin e ardhshëm kërkohet një mbështetje financiare, në të kundërt mund të rrezikohet dhe pjesëmarrja në kampionat.

Artikulli paraprakZEF HILA TAKON BANORËT NË PAÇRAM
Artikulli tjetërKETI BAZHDARI MBLEDH TRYEZËN E SPORTIT