KUQEBLUTË DOMINOJNË DHE FITOJNË NDAJ TIRANËS ME REZULTATIN 4-3. Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshja çerekfinale e Kupës së Shqipërisë për ekipin e Vllaznisë në minifutboll. Kuqeblutë janë përballur në këtë fazë me një prej ekipeve më të mira të Shqipërisë, Tiranën. Vështirësia e kësaj ndeshjeje ka qenë e madhe, teksa shkodranët luanin përballë një ekipi që në kampionat kanë njohur vetëm barazime.
Kjo bëri që takimi I zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të administrohej në mënyrën më të mirë të mundshme. Pjesa e parë e ndeshjes, përfundon me rezultatin 1-0 për Vllazinë, ndërsa në të dytën do të shënoheshin plot 6 gola, nga tre për secilën skuadër. Në fakt janë kuqeblutë të cilët shkojnë në 4-0 duke dominuar plotësisht deri në pesë minutat e fundit të takimit. Më pas skuadra kthehet në mbrojtje të rezultatit ku pëson trego gola por pa rrezikuar fitoren. Pas ndeshjes, trajneri Ardit Behari e cilësoi këtë fitore si të vështirë, ndërsa gjysmëfinalja duket më e lehtë. Ditën e premte Vllaznia do të luajë në gjysmëfinale ndaj Ali Demit po në Shkodër. Në këtë sfidë pritet të ketë një mbështetje më të madhe ku shkodranët pretendojnë fitimin Kupës së Shqipërisë.