Ideja “suigeneris” e krijimit të një zone minishengen në Ballkanin Perëndimor, nëse do të aplikohej dhe në lëmin e transportit ajror civil, do të përbënte një ide brilante për këtë industri.
Rezultati i parë konkret do të ishte konsolidimi i marrëdhënieve të mira egsistuese në transportin ajror dhe rimodelimi i qasjeve inovative të të bërit biznes. Thënë këtë, qartazi lind nevoja e krijimit të një kornize “quasi-ligjor” për ti paraprirë zhvillimeve pozitive të padiskutueshme dhe të qëndrueshme të aviacionit civil në rajon, në interes reciprok të cdo shteti ballkanik.
Dimensioni politik, si një “reason d’etre” është shënja e shpresës e cila qëndron në këndvështrimin tragjik të së shkuarës.
Tre shtyllat bazë, politike-diplomatik-ekonomike do të jenë inherente dhe të brendaqenësishme në fushën e industrisë së transportit ajror civil, ku do të jenë të gjitha vendet ballkanike pjesmarrëse, dhe ato dytësore, pa përjashtuar ofruesit e shërbimeve ajrore navigacionale.
Më shumë për publikun e gjerë…
E drejta për të operuar shërbime ajrore, midis dy apo më shumë vendeve, në situate normale kryhet kur qeveritë bien dakord ti japin reciprocikisht njëri tjetrit privilegjet e tyre nëpërmjet instrumentave ligjore, të njohura si “Bilateral Agreement apo Multilateral Agreement” ( bazuar në marrëveshjet tip klasike me karakter global, Bermuda 1 dhe 2).
Përfshirja e elemeteve politik-diplomatik-ekonomik në marrëveshjet në fjalë kushtëzon respektimin qoftë dhe formal të elementëve të sovranitetit, juridiksionit dhe të kontrollit të saj mbi juridiksionin.
Në doktrinën e sovranitetit, sipas përkufizimit edhe në tekstin e konventës së Chikagos (Konventa Ndërkombëtare e Avaicionit Civil) përfshihet koncepti i hapsirës ajrore, si një nga konceptet e sovranitetit.
MiniShengeni Ballkanik në këndvështrimin e transportit ajror, do të nxis zhvillimet ekonomike të shfrytëzimit të hapsirave ajrore pa cënuar sovranitetin. Kompanitë ajrore të të gjitha vendeve të përfshira në këtë proces do të kenë liri të flutrojnë në cdo vend ballkanik pa kufizime artificiale kapacitetesh të ofruara apo frekuencave të fluturimeve.
Struktura e tregut ajror do të zëvendësoj në një farë mënyre “tregun e qiellit të hapur europian”. Shumë rregulla dhe praktika europiane do të adaptohen në tregun ajror ballkanik.
Domosdoshmërisht do të kemi integrim të trafikut ajror ballkanik me atë europian, e më gjerë bazuar në bashkëpunim rregullator. Do të shërbehen aeroporte parësore dhe dytësore, që dhe më skeptikëve, nuk do tu shkonte ndërmend.
I vetmi ngërc që mund të ekzistonte do të ishte raporti Kosovë-Serbi, nga mos njohja reciproke dhe mungesa e një marrëdhenie diplomatike, por ky ngërc konsiderohet tashmë i kapërcyer nga të dyja vendet, me ndërmjetësimin euro-atlantik në takimin e Berlinit.
Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord edhe pse në mungesë të marrëdhenieve diplomatike, ti japin njëra tjetrës leje (Unilateral Operating Permit) për të operuar shërbime ajrore të rregullta ndërmjet territoreve të tyre respektive.
Si njohës i së drejtës ndërkombëtare publike ajrore, në mënyrë entuziaste do të konsideroja këtë moment instrumental si dhe ardhjes së “fatit tek porta” kompania gjermane “German EuroWings” do të kryente fluturime ajrore në emër të Republikës së Kosovës në Serbi dhe vendet e tjera të rajonit ballkanik.
Ky fakt tepër sensibël deri në këtë moment, do të ishte në favor vetëm të Kosovës. Nga pikëpamja e njohjes “de facto” të suzerenitetit dhe të juridiksionit të saj mbi shfrytëzimin reciprok ekonomik të hapsirave ajrore me cdo vend pjesmarrës në Minishengenin ballkanik. Duke konsideruar sa më sipër mendoj se do të ishte historike për aviacionin civil rivlerësimi dhe gjykimi i ftohtë, “Better to coope”.
Kosova do të prezantohet ndërkombtarisht ashtu sic është një shtet i civilizuar me sovranitet dhe kontroll juridiksioni të saj.
Pritshmëritë dhe efektet pozitive ekonomike, do të shoqërohen me rikualifikim të “talenteve të huaja” si dhe do të rriten në infrastrukturë, financimet dhe investimet në kompani ajrore dhe atyre aeroportuale. Cdo ndryshim citonte Montesquieu është njëkohësisht dhe qëndrueshmëria.