EUROPA ËSHTË NË GADISHMËRI TË LARTË PASI NJË ATENTAT TERRORIST NË BELGJIKË. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të takohen sot për të diskutuar rreth kërcënimit terrorist pas sulmeve në disa shtete europaine.

Europa është në gadishmëri të lartë pasi një atentat terrorist në Belgjikë dështoi ndërsa 17 persona u vranë në dy sulme terroriste në Paris. Ndërkohë që operacioni kundër terrozimit janë organizuar në Gjermani, Itali apo Greqi. Në Bruksel 28 ministrat do të diskutojnë shqetësimin për kthimin e europianëve të radikalizuar të cilët kanë marrë pjesë ne lufrat ne Irak dhe Siri. Gjatë takimit nuk do të merret asnjë vendim por do të debatohet për disa opsione të cilat më pas do të bëhen pjesë e samitit kundër terrorizmit që do të mbahet muajin e ardhshëm. Ndërkohë të enjten në Londër do të mbahet një tjetër takim i nivelit të lartë për rrezikun nga Shteti Islamik. Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se sekretari amerikan i shtetit John Kerry do të marrë pjesë në takimin mes anëtarëve të koalicionit anti IS  të udhëhequr nga SHBA i cili dhe do të fokusohet në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar dhe mundur grupin militant. Ndërkohë në takimin e sotëm në Bruksel minsitrat e Jashtëm do të diskutojnë edhe situatën më të fundit të krijuar në Ukrainë, ku janë rikthyer përplasjet e armatosura.

Artikulli paraprakDREJTËSIA KYÇ PËR INTEGRIMIN
Artikulli tjetër“TREPÇA” PËRPLAS KOSOVËN DHE SERBINË