Ministrat e mbrojtjes nga 12 vende evropiane, njëherazi dhe pjesëtare të NATO-s janë takuar sot në Poloni për të diskutuar planet mbi rritjen e masave mbrojtëse në krahun lindor të kufijve të aleancës.

“Ne po kërkojmë zgjidhje të përbashkëta për të garantuar sigurinë e territorit tonë,” tha ministri i mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak.

Zyrtarët po diskutojnë gjithashtu përgatitjet për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë në korrik, ku zyrtarët pritet të vlerësojnë perspektivat për anëtarësimin e Ukrainës. Takimi i sotëm shënon edhe pjesëmarrjen e parë të Finlandës si anëtare e NATO-s, e cila u bashkua me aleancën në prill si një përgjigje e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Artikulli paraprakKRIFCA NË ROMË: SYNOJMË BASHKËPUNIM DHE MARKA TË PËRBASHKËTA ME ITALINË!
Artikulli tjetër“TË NDALOHEN PROVOKIMET E NDËRSJELLTA”, BORRELL: ZBATIMI I SHPEJTË DHE I PLOTË I MARRËVESHJES