”Mbetjet”, ministri Ahmetaj në fabrikën e riciklimit të tyre
Për të dokumentuar vështirësitë me të cilat përballet biznesi I riciklimit të mbetjeve, ministri i financave Arben Ahmetaj ishte në një biznes të tillë. Drejtuesit iu ankuan për faktin se po punojnë nën kapacitet si pasojë e mungesës së lëndës së parë. Ndërsa ministri ka sqaruar detaje të ligjit të ri. Pas debatit shumë të madh për importin e plehrave, ministri I financave Arben ahmetaj ka vizituar një fabrikë ricklimi. Drejtuesit iu ankuan se punojnë vetëm 2 ditë në javë prej mungesës së lëndës së parë. Ndërkohë që i gjithë prodhimi i saj destinohet për eksport në Greqi, Bullgari, Itali, Kinë, Austri apo Turqi. Ky lloj përpunimi sipas rickluesve nuk le mbetje të tjera, pasi 100 % e produktit përpunoet dhe ekportohet. Ligji që do të lejojë importin e mbetjeve është në pritje të dekretimit nga presidenti, tek i cili aktivistët e shoqërisë civile kanë shpresën e kthimit mbrapsh për rishqyrtim në Kuvend