Ministri Amerikan: Nëse Koreja e Veriut godet do të kemi luftë
Vazhdon retorika e ashpër mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, që pas deklaratave të Koresë se është e gatshme të lëshojë raketa në ishullin amerikan në Paqësorë. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis njoftoi se nëse ata godasin, “shumë shpejt mund të kemi një luftë”. Ai shtoi gjithashtu se SHBA do të përpiqet të shkatërrojë çdo objekt kërcënues që i afrohet Guam, por ai refuzoi të saktësojë nëse do të shkatërrojë edhe një raketë që kalon thjeshtë pranë Guam, pa kërcënuar drejtpërdrejtë ishullin.