Ministri i Brendshëm Taulant Balla konfirmoi nga Lezha se Policia Shqiptare ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik në gjithë vendin.

Ministri Balla tha se do të ketë një mbarëvajtje edhe për sigurinë jashtë territorit të Qendrës Pritëse të Migrantëve që po ngrihet në këtë qark pas marrëveshjes me Italinë për të pritur emigrantët e vendeve të treta.

Ndërkohë në një takim tjetër ministri Balla bëri të ditur se janë ngritur 12 komitete rajonale për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, nga një për çdo qark mes të cilave edhe Shkodra të cilat do të japin informacione për çdo rast problematik.

Artikulli paraprakREMAX HAP ZYRËN EDHE NË LEZHË
Artikulli tjetërMUZEU I DRISHTIT 10 VITE I MBYLLUR