Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, në cilësinë e drejtuesit politik për qarkun e Shkodrës në një takim me banorë të njësisë Postribë theksoi se PS synon që të fitojë bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 2019-ës.

Gjatë bisedës me banorët u evidentuan problematikat dhe nevojat që shqetësojnë komunitetin në këtë zonë ndërsa tha se kryebashkiakja aktuale nuk ka bërë asgjë.

Gjatë fjalës së tij, Bushati tha se fokusi është në fuqizimin e strukturës dhe evidentimin e problemeve kryesore që ndeshen komunitetet, duke nisur nga sherbimet bazike.

Zgjedhja e përfaqësuesve për pushtetin lokal, shtoi Bushati, do të bëhet që sot përmes aktivizimit për të konstatuar njerëzit e duhur që do të përfaqësojnë banorët në këshillin bashkiak të Shkodrës.

Në fund ministri Bushati ftoi banorët e Postribës por edhe gjithë të tjerët që të bëjnë sugjerimet e tyre apo të thonë problematikat ose ndonjë kritikë që kanë në mënyrë që në zgjedhjet vendore të 2019-ës të arrihet fitorja në bashkinë Shkodër.

 

 

Artikulli paraprakPALERMO, LUMI DEL NGA SHTRATI, 10 TË VDEKUR
Artikulli tjetërNDOCAJ: I GATSHËM TË DREJTOJ BASHKINË LEZHË