Borxhet e ish-komunave që tashmë janë pjesë e bashkive të reja po evidentohen nga Ministria e Çështjeve Vendore.

Ministri Bledi Çuçi tregon se ende nuk dihet se sa është borxhi total i ish-komunave dhe se pas një auditimi në të gjithë vendin do të merret edhe një vendim nga qeveria. Ministri Çuçi tha se ajo që po synohet është që bashkitë e reja në të gjithë Shqipërinë të kenë baza të shëndosha ekonomike ndërsa përgjegjësit n ëish-komunat që mund të kenë abuzuar do të vihen përpara përgjegjësisë. Ish-komunat që janë bërë tashmë pjesë e bashkisë Shkodër në total mendohet se kanë një borxh prej 300 milion lekësh ndërkohë që në vazhdimësi kjo shumë mund të shtohet. Nëse qeveria nuk gjen një zgjidhje për borxhet e ish-komunave atëherë bashkitë do të jenë në vështirësi ekonomike.

Artikulli paraprakGJENDET I VRARË SHTETASI NIKË BUNGU, POLICIA: I SËMURË MENDOR
Artikulli tjetërDEDEJ: STUDIM PËR NDËRTIMET PA LEJE NË ZONAT E MBROJTURA