Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj. Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta dhe mësohet se në fokus të bisedimeve ka qenë situata e zjarreve në vend, ku ministri Demiraj i ka raportuar Presidentit për situatën. Ky takim vjen pas alarmit që dha një ditë më parë ministri Demiraj se zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare.