Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar disa inspektime për të parë nga afër situatën e kalueshmërisë në zonën e Pukës. Ndalesa e parë e Ministrit Dervishaj ishte një aksin Shkodër-Pukë, ku tha se ky aks është i hapur dhe nuk paraqet probleme pavërësisht situatës se krijuar nga rreshjet e dëndura të dëborës dhe temperaturave që shkojnë deri në -20. 

Ministri Dervishaj vijoi bashkë me deputetin Pjerin Ndreu, inspektimin e gjendjes së kalueshmërisë dhe ndërhyrjen e firmave kontraktorë në aksin Pukë-Tropojë, Qafa e Malit. Ministri tha se është ndërhyrë dhe janë marrë masat e domosdoshme, çfarë ka bërë që rruga të mos jetë jetë e bllokuar në asnjë moment.

Artikulli paraprak13 VITE NGA TRAGJEDIA, FAMILJARËT: KËRKOJMË DREJTËSI
Artikulli tjetërI FTOHTI, NUK NDAL RADHËT NË MURIQAN