Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth i ka bërë një apel politikë shqiptare që të marrin përgjegjësitë dhe mos rrezikojne anëtarësimin ne BE.
Michael Roth: Kam ardhur të përgëzoj shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE
Shqipëria ka marrë prej KE një rekomandim pozitiv për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Nëse cdo gjë do të ecë në këtë mënyrë kjo do të bëhet realitet. Jam i bindur se Shqipëeria do të vazhdojë rrugën e vet të reformave.
Këtu bëhet fjalë për krijmin dhe ndërtimin e një shteti ligjor, krijimin e një drejtësie të pavarur dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Me procesin e vettingut Shqipëria ka nisur të ecë në një rrugë që nuk ka të dytë në rajon dhe deri tani Shqipëria ka treguar se ky proces ka qenë i suksesshëm.
Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi, njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është serioze.
Këto reforma duhet të ndiqeni në mënyrë të vendosura. Do të duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformaveNjë sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera të jetës.
Ky proces kaq i vështirë por i rëndësishëm kërkon një masë të vetëdijes nga ana e qeverisë, por po kaq e madhe duhet të jetë edhe nga ana e opozitës.
Unë i drejtoj një apel politikanve përgjegjës që të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën drejt BE.