Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në muajin qershor, siç ka deklaruar më herët.

Sipas tij, qershori është koha e duhur për të dhënë një vendim pozitiv për dy vendet e Ballkanin Perëndimor, duke dalë kundër atyre që kërkojnë shtyrjen e kësaj date me argumentin se BE nuk është gati.

“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona. Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion,” shtoi ai”, deklaroi Roth për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”.

Politikani i SPD-së risolli në vëmendje se një “afat i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të jetë vera, dhe jo vjeshta siç është përfolur ditëve të fundit.

Artikulli paraprakDEKLARATA E GREQISË PËR BEJLERIN, MPJ SHQIPTARE: KEQARDHJE QË VENDIMI I KQZ SHIHET SI MOSRESPEKTIM I PAKICAVE
Artikulli tjetërNJË PERSON MERR PENG DY GRA, MË PAS I EKZEKUTON